Kanali, i cili do ta ketë aktivizimin zyrtar për vitin e Ri kinez, të gjithë atyre të cilët kanë një televizor që e përkrah këtë teknologji do të ua mundësoj të shikojnë përmbajtje 3D dhe atë për 9 orë në dit.
Me këtë kanal menaxhon televizioni shtetëror kinez dhe pesë stacione lokale, e Kina nuk është vend i parë në botë që ofron shërbimin e këtillë. BBC shkruan se një lloj i ngjashëm i shërbimit tashmë ekziston në Indi, Kore të Jugut dhe Japoni.
Mendimet e qytetarëve për futjen e kanalit 3D janë të ndryshme, derisa disa përkrahin futjen e teknologjive të reja, të tjerët thonë se do të presin paraqitjen e televizorëve 3D për të cilët nuk do të kenë nevojë të mbajnë syze. /Telegrafi/