Autoritetet kineze kanë njoftuar se kanë mbyllur të gjitha spitalet e përkohshme në qytetin Wuhan, epiqendra e coronavirusit që më pas u përhap në tërë botën, raporton Reuters.
Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar vetëm 19 raste të reja me coronavirus si dhe 17 viktima, që po cilësohet si numri më i vogël i të prekurve që kur shpërtheu epidemia në Kinë, transmeton Telegrafi.
Se numri i të prekurve ka rënë dukshëm në Kinë, e dëshmon më së miri edhe vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Wuhan, ku është takuar me mjekët, infermierët, policët, ushtarët, pacientët, qytetarët dhe vullnetarët.
Kjo vizita e tij e parë në këtë vend që kur shpërtheu epidemia që edhe detyroi autoritetet ta fusnin në karantinë, edhe pse bëhet fjalë për një qytet tejet të madh – me 14 milionë banorë. /Telegrafi/