Site icon Telegrafi

Kina mbyll një pjesë të Murit Kinez në përpjekje të dëshpëruar për të parandaluar virusin vdekjeprurës

Një pjesë e Murit të Madh të Kinës dhe Disneyland në Shanghai janë mbyllur për të ndaluar njerëzit që të përhapin coronavirusin vdekjeprurës që mendohet se ka shpërthyer në Wuhan, njoftuan zyrtarët kinezë.

Të paktën 10 qytete, me rreth 33 milionë njerëz kanë kaluar në një formë bllokimi në dy ditët e kaluara, me ndalimin e transportit publik.

Me pamjet e postuara në internet është raportuar se personeli ushtarak po vendoset në rrugët e Wuhan, nga ku është shfaqur virusi, për të ndihmuar me përpjekjet e tyre për të parandaluar shpërthimin e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Coronavirusi po përhapet me shpejtësi dhe tani konfirmohet se ka infektuar më shumë se 800 njerëz në të paktën 10 vende dhe ka vrarë 26 të tjerë.

Së fundmi raportet kanë treguar se qyteti i fundit i cili është mbyllur është Tiananmen, një qytet me afro dy milionë banorë. /Telegrafi/

Exit mobile version