Site icon Telegrafi

Kina mbyll katërmbëdhjetë qytete dhe ushtria vendoset në qytete në përpjekje të dëshpëruar për të ndaluar përhapjen e coronavirusit

Kina ka hyrë në bllokim sot pasi autoritetet dhe bizneset përpiqen të mbyllin vendet turistike dhe sistemet e transportit publik, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e coronavirusit të ri vdekjeprurës që ka vrarë të paktën 26 njerëz deri më tani.

Në një kthesë dramatike të ngjarjeve, një pjesë e Murit të Madh të Kinës dhe Disneyland në Shanghai janë mbyllur pasi autoritetet përpiqen me të ndalojnë përhapjen e coronavirusit që shpërtheu në Wuhan, madje thuhet 10,000 tashmë janë infektuar me virusin vrasës, transmeton Telegrafi.

Katërmbëdhjetë qytete, me rreth 40 milionë banorë, raportohet të kenë kaluar në një formë bllokimi gjatë dy ditëve të kaluara, ku rrugët dhe transporti publik janë bllokuar.

Dhe pamjet e postuara në internet duket se ushtria po vendoset në rrugët e Wuhan, prej nga është shfaqur virusi, për të ndaluar shpërthimin.

Në SHBA, një burrë në Washington State është duke u monitoruar pasi është konfirmuar se ka sëmundje dhe raste të tjera të dyshuara janë duke u testuar në Kaliforni dhe Teksas.

Përtej Atlantikut, ndërsa autoritetet britanike kanë testuar 14 persona, por asnjë rast nuk është konfirmuar ende. /Telegrafi/

Exit mobile version