Site icon Telegrafi

Kina mbështet Serbinë, kritikon Kosovën

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po debatohet për Kosovën përfaqësuesi i Kinës ka dalë në mbështetje të Serbisë.

Ai ka thënë se përshëndet deklaratën e Ivica Daçiqit, ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë.

Tutje ai ka thënë se zgjedhja e duhur për të gjithë duhet të arrihet përmes dialogut politik

“Situata politike në Kosovë është përgjithësisht stabile, por ka edhe faktorë të pa qartë. Duhet të mbrohen të drejtat e të gjitha pakicave në Kosovë”, ka thënë përfaqësuesi i Kinës./Telegrafi/

Exit mobile version