Telegrafi

Kina lejon reformimin e valutës së saj juan

"Ne e mirëpresim një hap të tillë që kontribuon për stabilitetin dhe rritjen e balancuar në Kinë, në ekonomitë aziatike dhe ekonomisë botërore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave në Tokio.

Edhe SHBA dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e përshëndetën vendimin e Kinës për një juan më fleksibël.

Njoftimin për një ndryshime në politikën valutore e kishte bërë të ditur më parë agjensia e lajmeve Xinhua, duke iu referuar të dhënave nga Banka Popullore e Kinës.

Para anoncimit të kësaj reforme, Pekini kishte qenë nën presion të madh, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara për të lejuar rritjen e vlerës së juanit me qëllim të uljes së diskekuilibrave globalë ekonomikë, duke përfshirë këtu edhe deficitin e madh tregtar amerikan me Kinën. /dw/