Telegrafi

Kina lejon forcimin e juanit

Gazeta shtetërore “China Securities Journal” që parashikon se rritja e valutës kineze do të forcohet veçanërisht në pjesën e parë të vitit, thekson se “forcimi i juanit do të ndikojë në uljen e çmimeve të mallrave të importuara, për të zvogëluar në këtë mënyrë pasojat e shtrenjtimit të mallrave në tregjet ndërkombëtare dhe për të lehtësuar presionet e inflacionit”.

Investitorët parashikojnë se juani për një viti do të jetë rreth 3 për qind më i fortë se tani. Për krahasim, vitin e kaluar valuta kineze është forcuar për vetëm 3.6 për qind. /Telegarfi/