Site icon Telegrafi

Kina lansoi dronin spiun që nuk detektohet prej radarit, fluturon 40 orë me një mbushje (Video)

‘Sky Hawk’ është droni spiun që u prezantua në Zhuhai të Kinës, i cili mund t’i fotografojë targat e veturave, derisa është duke fluturuar në 3,000 metra lartësi.

Kjo fluturake që është mbajtur sekret nga Pekini zyrtar, është prezantuar së fundmi kur u treguan edhe disa statistika lidhur me të, transmeton Telegrafi.

Droni me hapje krahësh prej 18 metrash, nuk mund të detektohet prej radarit. Me një mbushje mund të fluturojë deri në 40 orë, ndërsa fluturon deri në 7,500 metra lartësi.

Mbështjellësi i fuqishëm i fluturakes pa pilot, i mundëson të bëhet pjesë e betejave të ndryshme, pasi është i pa përshkuar prej predhave të fuqishme.

Pesha e këtij droni është 1.7 tonë, teksa mund të transportojë pajisje me peshë deri në 370 kilogramë.

Megjithëse janë bërë të ditura detajet e droni që përkohësisht quhet ‘Sky Hawk’ nuk është treguar se si duket në lëvizje, por u shfaq vetëm në panairin e pajisjeve ajrore. /Telegrafi/

Exit mobile version