Site icon Telegrafi

Kina kërcënon SHBA-të me prishje të marrëveshjeve tregtare

China and USA relationship.

Kina paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se çdo marrëveshje mbi tregtinë dhe biznesin që mund të arrihet mes dy vendeve, do të hidhet poshtë nëse Washingtoni vendos tarifa në importe dhe masa të tjera proteksioniste.

Ky paralajmërim erdhi pas përfundimit të bisedimeve në Pekin mes sekretarit të Tregtisë, Wilbur Ross dhe zëvendëskryeministrit kinez, Liu He.
Ndërsa nuk u specifikua ndonjë marrëveshje e re, kjo nënkuptoi pajtimin e arritur muajin e kaluar në Washington, ku Kina pranoi të rrisë ndjeshëm blerjen e mallrave dhe shërbimeve amerikane për të ulur deficitin.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë përfshirë në një konflikt tregtar dhe vendet kanë kërcënuar vendosjen e tarifave që arrijnë në 150 miliardë dollarë për secilin. /Telegrafi/

Exit mobile version