Telegrafi

Kina ka prezantuar tankun e destinuar për mbrojtjen e zonave të larta malore (Video)

Pamjet e shpërndara së fundmi, tregojnë një tank të ri me peshë të lehtë, të destinuar për mbrojtjen e zonave më të larta malore.

“Type 15” është tanku në të cilin Ushtria Popullore e Kinës ka punuar për një kohë të gjatë, në mënyrë që të jetë i gatshëm për betejat e mundshme në regjionet malore, që kryesisht ndodhen në Tibet, transmeton Telegrafi.

Makina ushtarake, ka kryer manovra të shkathëta para gazetarëve, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria Ndërkombëtare e Mbrojtjes.

Raportohet se ky tank që peshon prej 32 deri 35 tonelata, e ka tytën më të re që është e gjatë 105 milimetra. Me municionin adekuat për këtë kategori, Tank 15 mund të shkatërrojë çdo makinë ushtarake të shteteve fqinje që ndodhen në jug dhe jug-perëndim të Kinës.

Këtu përfshihen India dhe Vietnami, që të dyja kanë pasur konflikte territoriale me Kinën. /Telegrafi/