Site icon Telegrafi

Kina ironizon me Trump: Nëse të përgjohet iPhone, atëherë merr një Huawei

Pekini dhe Moska përgënjeshtruan sot një artikull të gazetës amerikane ”New York Times”, ku citohej se shërbimet e tyre përgjonin aparatin celular të Donald Trump dhe Kina i sugjeroi këtij të fundit për të marrë një celular kinez.

E përditshmja amerikane, që citon burime zyrtare anonime, konfirmon se shërbimet kineze dhe ruse përgjojnë bisedat telefonike të kryera nga presidenti nga ”iPhone” i tij dhe po i përdorin këto biseda për të rregulluar politikën e tyre kundrejt SHBA-së.

E pyetur gjatë një konference shtypi, zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Chunying ironizoi përmbajtjen e informacioneve duke pohuar se disa nuk zmbrapsen para asgjëje për të fituar çmimin Oscar si skenari më i mirë.

Ajo shtoi se nëse Trump ka dyshime që telefonat e markës ”Apple” përgjohen atëherë duhet t’i zëvendësojë me telefona ”Huawei”, një markë kineze e shndërruar në numrin dy botëror në këtë sektor.

Në emër të sigurisë kombëtare, përdorimi i celularëve ”Huawei” është tashmë i ndaluar në SHBA për ushtarakët dhe zyrtarët. /javanews.al/

Exit mobile version