Telegrafi

Kina, investime prej miliardash në Ballkan

Shtetet e Evropës Juglindore kanë nevojë për para. E, Pekini i jep me përqindje më të ulët se zakonisht dhe pa kërkesa për rimëkëmbjen e buxhetit e reforma të dhimbshme strukturore. Kina po bëhet lojtari më i madh në rajon. Shumë shpesh është fjala për partneritete strategjike.

Kështu ishte kur presidenti serb, Boris Tadic, gushtin e kaluar bëri një vizitë njëjavore shtetërore në Kinë. Kështu ishte përsëri, kur ushtritë e të dy vendeve ranë dakord disa javë më vonë për bashkëpunim të ngushtë dhe Tadici deklaroi se bashkëpunimi me Kinën është pjesë përbërëse e politikës së jashtme mbi katër shtylla.

“Qëllimi kryesor i vendit mbetet hyrja në BE për një kohë qëndrimi larg nga NATO-ja, por Serbia do t’i rrumbullakosë marrëdhëniet me SHBA-në, Rusinë dhe Kinën”, tha Tadic.

Pyetjen e një gazetari nëse është e çuditshme, kur një gjigant dhe një xhuxh janë partnerë strategjikë, kryetari i shtetit nuk e gjeti me vend, sepse sa më të fortë t’i ketë miqtë një shtet, aq më i fortë është ai vetë.