Telegrafi

Kina “importoi” COVID-19 nga Ekuadori: Virusi gjendet në paketimin e karkalecave

Zbulime të tilla kanë ndodhur në disa qytete dhe kjo ishte arsyeja pse autoritetet kineze kanë ndaluar importin e karkalecave nga tre prodhues ekuadorian.

Autoritetet në qytetin Wuhus, në provincën e Anhui të Kinës lindore, zbuluan sot se paketat me karkaleca të ngrira ishin kontaminuar me coronavirus, raporton reuters.

Virusi u zbulua në paketimin e brendshëm të karkalecave të importuara nga Ekuadori, i cili u dorëzua në një restorant në qytetin Wuhu, njoftoi televizioni shtetëror CCTV, transmeton Telegrafi.

Sekuestrimi i paketimeve të kontaminuar me karkaleca të ngrirë u krye në të gjitha restorantet e njohura në Wuhu që blenë ushqim deti nga i njëjti prodhues ekuadorian.

Autoritetet ekuadoriane njoftuan se Kina ka lejuar përsëri importin e karkalecave në një nga tre prodhuesit nga Ekuador, licenca e të cilit për eksportin e ushqimeve të detit i ishte pezulluar më parë.

Ndryshe, Kina deri më tani ka regjistruar 84737 raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 4634 persona. /Telegrafi/