Telegrafi

Kina importoi 1.02 miliardë dollarë më shumë

 Sipas statistikës në tremujorin e parë Kina importoi 1.02 miliardë dollarë më shumë nga eksportet e saj. Ky është edhe deficiti i parë i kinës që nga viti 2004. analistët thanë se të dhënat tregojnë për një balancim të ekonomisë kineze dhe largim të varësisë së saj ndaj eksporteve.

Zyrtarët kinezë në raportimin për mediet thanë se deficiti tregtar në tremujorin e parë nuk do përsëritet në vijim. Eksportet kineze në normë vjetore në muajin mars u rritën me 35.8 për qind ndërsa importet u rritën me 27.3 për qind. /Telegrafi/