Kina e ka rikthyer dronin nënujor amerikan që është konfiskuar javën e kaluar nga një anije e marinës kineze në Detin e Kinës Jugore pas bisedimeve “miqësore” në mes të dy vendeve, njofton Ministria e Mbrojtjes së Kinës më 20 dhjetor.
Konfiskimi nga ana e Kinës e pajisjes pa ekuipazh ka nxitur protestë diplomatike.
Pentagoni ka thënë se droni mbledh informacione oqeanografike, duke përdorur teknologji e cila mund të blihet në treg.
Konfiskimi ka shtuar shqetësimet amerikane rreth rritjes së pranisë ushtarake kineze dhe sjelljes agresive në Detin e Kinës Jugore sovraniteti mbi të cilin është pjesë e diskutimeve, transmeton Evropa e Lirë.
Marina amerikane ka rreth 130 dronë të tillë nënujor, secili me peshë prej 60 kg, ndërsa ato mund të rrinë nën ujë deri në pesë muaj. Ato përdoren për mbledhjen e informacioneve rreth oqeaneve, përfshirë matjen e temperaturës dhe thellësisë së tye.