Site icon Telegrafi

Kina hoqi numrin 4 nga tabelat e regjistrimit

Edhe pse nuk janë të gjithë të kënaqur, shumica e kinezëve mendojnë se ky është një gjest i mirë.

Pekini ka një ligj që rregullon se cili automjet me cilët numra të tabelave mund të vozitet nëpër qytet dhe në cilën ditë. Për shkak të mungesës së numrit katër nëpër rrugë do të ndryshojnë edhe rregullat e komunikacionit edhe ashtu shumë të dendur në kryeqytetin kinez.

Cui Wen, e cila po bëhej gati të blinte një automobil dhe që gjithmonë merr tabelat e regjistrimit me numrin katër pasi është e lindur më 4 qershor, është e pakënaqur me këtë hap të autoriteteve kineze. Zonja Wen, ashtu si edhe shumë njerëz që mendojnë se 4-shi nuk është numër ters, do të duhet të porosisin tabelat nëpërmjet internetit. /Telegrafi/

Exit mobile version