Telegrafi

Kina gjithnjë e më e fortë në patenta

World Intellectual Property Organization (WIPO) publikoi se vitin e kaluar është shënuar rritje e numrit të patentave të paraqitur për 10% në krahasim me vitin 2010, në krejtësisht 181,900. Përfaqësuesit e WIPO-së theksojnë se rritja e numrit të patentave nënkupton se kompanitë në mbarë botën vazhdojnë të investojnë në inovacione përkundër pasigurisë në ekonominë globale.

Sipas numrit të patentave të paraqitur ende po udhëheqin SHBA-të (26.7%), Japonia (21.4%) dhe Gjermania (10.2%), por gjithnjë e më shumë po ju afrohet Kina e cila vitin e kaluar shënoi rritje të paraqitjes së patentave prej 33.4% dhe mban pozitën e katërt me 9%. Gjithashtu theksohet se prodhuesi kinez i pajisjeve të telekomunikimit ZTE me 2,826 paraqitje për patenta tejkaloi Panasonicun dhe u bë kompania udhëheqëse për nga numri i patentave të paraqitur. Në vendin e tretë është prodhuesi kinez i pajisjeve të telekomunikimit, Huawei, me 1,831 paraqitje. /Telegrafi/