Kina ka nisur provat klinike për vaksinën e parë të coronavirusit, punë që po thuhet se po udhëhiqet nga ajo që po quhet ekspertja më e mirë ushtarake e vendit për armët biologjike dhe ekipi i saj.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Chen Wei, studiuesja kryesore, e cila njoftoi mbrëmë se Pekini ka dhënë leje për të filluar provat.
“Vaksina është arma më e fortë shkencore për t’i dhënë fund coronavirusit”, citohet të ketë thënë eksperti për transmetuesin shtetëror CCTV.
“Nëse Kina është vendi i parë që shpik armë të tilla dhe ka patentat, kjo tregon përparimin e shkencës sonë dhe imazhin e një vendi gjigant”.
Ekipi hulumtues ka bërë përgatitjet gjithashtu për prodhimin në shkallë të gjerë të vaksinës, shtoi Chen.
Chen, gjithashtu një specialist kryesor në vaksinat e inxhinierisë gjenetike në Kinë, zhvilloi një llak mjekësor gjatë shpërthimit të SARS në vitin 2003.
Siç supozohet produkti parandaloi rreth 14,000 punëtorë mjekësorë të kontraktojnë virusin, thuhet në një raport tjetër të medias shtetërore.
Ajo njihet gjithashtu në vend si ‘terminatori i Ebola’ për udhëheqjen e një ekipi për të krijuar një vaksinë kundër sëmundjes fatale.
Duke folur për luftimin e coronavirusit, Chen tha: “Epidemia është si një situatë ushtarake. Epiqendra është e barabartë me fushën e betejës”.
Ekspertja 54-vjeçare, njëherit një gjenerale e Ushtrisë Popullore, është duke punuar në vaksinën e coronavirusit që kur arriti në Wuhan më 26 janar, sipas shtypit.
Chen dhe ekipi i saj tashmë po zhvillonin një mënyrë më të shpejtë për të skanuar coronavirusin COVID-19 nga një tendë në epiqendër më 30 janar, sipas një raporti zyrtar nga Kina, përcjell Telegrafi.
Një lajm i tillë vjen ndërsa Pekini raportoi vetëm një rast të ri vendas sot në krahasim me 15.152 vetëm pesë javë më parë ndërsa numri i vdekjeve dhe infeksioneve në Evropë vazhdon të rritet.
Sipas Daily Mail, rasti i vetëm në Wuhan do të forcojë pikëpamjen e Kinës se ajo ka “frenuar në thelb” përhapjen e patogjenit që u shfaq në qytet dhjetorin e kaluar.
Por vendi tani është i shqetësuar për një fluks nga jashtë, me një mesatare prej 20,000 njerëz që fluturojnë për në Kinë çdo ditë.
Në një situatë të tillë, Pekini tani po kërkon që pothuajse të gjithë ardhësit ndërkombëtarë të hyjnë në karantinë 14-ditore në hotelet e përcaktuara. /Telegrafi/