Telegrafi

Kina e tejkalon Japoninë për nga ekonomia

Megjithatë, duhet pasur kujdes në mënyrën se si interpretohen të dhënat pasi ky ndryshim është mbështetur vetëm për periudhën prill – qershor. Nëse llogaritë bëhen duke parë ecurinë e ekonomive për gjysmën e këtij viti, atëherë Japonia vazhdon të jetë ekonomia e dytë botërore.

Sidoqoftë, askush nuk pret që Japonia të rikthejë pozitën e fituar që nga viti 1968, kur tejkaloi Gjermaninë Perëndimore dhe u bë ekonomia e dytë më e zhvilluar në botë.

Ministri i Ekonomisë së Japonisë, Satoshi Arai, duke folur para gazetarëve në Tokio, u mundua që të mos u japë shumë rëndësi të dhënave për ekonominë e vendit të tij.

"Kushdo që është në krye të listës, apo më poshtë, nuk ka rëndësi. Kjo në fakt tregon vetëm shëndetin ekonomik të çdo shteti. Zhvillimi i vendit tonë përcjell për së afërmi atë të Kinës dhe vendeve të tjera aziatike. Kjo është gjithashtu pjesë e strategjisë sonë të zhvillimit", tha ministri Arai.

Për japonezët e rëndomtë nuk duket që ka shumë rëndësi nëse Kina e ka tejkaluar vendin e tyre si ekonomia e dytë më e madhe në botë

“Më rritjen ekonomike të Kinës, tani më shumë banorë të Kinës do të blejnë prodhimet japoneze dhe kështu në përgjithësi zhvillimi ekonomik i Kinës është një gjë e mirë për Japoninë”, tha ekonomisti me përvojë, Hideki Matsumura.

Nëse Kina arrin të mbajë këtë trend zhvillimi të ekonomisë, atëherë sipas vlerësimeve të ekonomistëve, deri në vitin 2030, shteti komunist do t’i tejkalojë edhe SHBA-të, si ekonomia më e madhe në botë. /Rel/