Telegrafi

Kina e SHBA, para shtesë për tregtinë

Lajmin e bëri të ditur në Pekin sekretari amerikan për Thesarin, Henry Paulson, në përfundim të bisedimeve të mbajtura mes dy vendeve për strategjitë ekonomike.

Paratë do t’u jepen importuesve, përfshirë ata në vendet në zhvillim, që hasin vështirësi të marrin kredi për të blere mallrat e nevojshme.

"Jemi të angazhuar të forcojmë ekonominë botërore", tha Henry Paulson.

Importues nga e gjithë bota nuk kanë mundur të marrin para nga bankat që e kanë shtrënguar dhënien e huave.

Paratë do të vihen në qarkullim përmes bankave të import-eksportit.