Telegrafi

Kina e redukton eksportin e mineraleve

Sipas, agjencive të lajmeve, sasia prej 14 450 tonësh, e shpallur të mërkurën nga ministria e tregtisë e Kinës, sugjeron një ulje të eksportit për afro 35 për qind në fillim të vitit 2011, në krahasim me kuotat e periudhës së njëjtë të këtij viti.

Reduktimi i Kinës në furnizime me minerale të rralla tokësore ka shkaktuar shqetësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përpjekje të ripërtërira nga kompanitë çdo kund në botë për të hulumtuar xeherore të këtyre materialeve. /Telegrafi/