Site icon Telegrafi

Kina e mohon fshehjen e numrit të viktimave nga coronavirusi

Autoritetet në Kinë i kanë mohuar deklaratat për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga coronavirusi, disa orë pasi vendi raporti 1,290 viktima të reja.

“Kurrë nuk ka pasur ndonjë fshehje, dhe kurrë nuk do të lejojmë asnjë fshehje”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dhënat zyrtare të Kinës lidhur me këtë rast janë vënë në dyshim nga presidenti amerikan Donald Trump.

Përveç tij edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të premten në një intervistë se “ka gjëra që kanë ndodhur dhe ne nuk e dimë”.

Sot u raportua se qyteti i Wuhanit ku filloi pandemia për herë të parë, konfirmoi rritje të numrit të vdekjeve në 50 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version