Site icon Telegrafi

Kina e kopjon një Cadillac XT6 duke mos ia humbur dukjen e mirë që e ka

Makina nuk ngjanë aspak, me kopjet e tmerrshme që zakonisht prodhohen në Kinë

Industria e automobilizmit në Kinë, mbanë reputacionin famëkeq, për kopjimin në mënyrën më t keqe të mundshme, të disa prej makinave më të mira, transmeton Telegrafi.

Prej Range Rover Evoque, deri te Toyota Land Cruiser, të gjitha këto modele kanë dalë nga prodhimi kinez, të shëmtuara në mënyrë të tremshme.

Njëjtë nuk ndodhë me kopjen e Cadillac XT6, që është fotografuar në një parking diku në Kinë, që duket sikur të jetë origjinal. Së paku nga largësia, sepse sa më afër, fillojnë t’i shihen linjat tjera, të bëra në metalin me kualitet më të dobët.

Kjo makinë e quajtur Haue Yu, është shumë e ngjashme me Cadillac XT6, por grillin e ka shumë më të vogël, dritat e ditës janë në një pozicion tjetër, derisa dritat e pasme kanë dukje tjetër.

Të kopjuarit e makinës në këtë formë, pa ia humbur dukjen e mirë që e ka, në të ardhmen mund të bëjë që kjo formë e prodhimit të ketë sukses më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version