Telegrafi

Kina e ka larguar nga App Store një video-lojë që simulon përhapjen e pandemive

Video loja që simulon përhapjen e pandemive, ‘Plague In’ ka qenë më e popullarizuara në iOS gjatë muajit të kaluar, pasi njerëzit e shkarkonin që të krahasonin me përhapjen e coronavirusit.

Mirëpo, Administrata për Siguri Kibernetike në Kinë, ka gjetur se ka përmbajtje ilegale dhe e ka larguar nga App Store, transmeton Telegrafi.

“Sapo jemi informuar, se kjo lojë është larguar nga përdorimi në Kinë, ku konsiderohet se ka përmbatje ilegale. Gjendja është jashtë kontrollit, jemi duke punuar që ta gjejmë një mënyrë, që ta kthejmë sërish”, thuhet në postimin në Tëitter të  krijuesve nga Ndemic Creations.

Se çfarë po konsiderohet ilegale, ende nuk është bërë e ditur, por kjo lojë që luhej në Kinë për tetë vite që kur u lansua në mbarë botën, në Kinë më nuk është në dispozicion.

Në fakt, lojtarët e kësaj loje, e marrin rolin e një të sëmuri dhe nisen që ta hapin pandeminë sa të mundën nëpër tërë botën.

Sa më vdekjeprurëse të jetë sëmundja, përhapet më shumë dhe bëhet edhe më e rëndë, konsiderohet të jetë luajtur më mirë. /Telegrafi/