Long March 5 është një nga raketat më të mëdha kineze, që u lansua nga një hapësirë aeronautike në Henan, që në vete kishte 20 satelitë testues.
Agjencia Xinhua, ka bërë të ditur se lansimi është bërë me sukses, ndërsa arritja në orbitë është bërë pas 33 minutash, ashtu si ishte planifikuar, transmeton Telegrafi.
Suksesi i Long March 5, e kthen Kinën sërish në rrugë të drejtë sa i përket lansmit të raketave në hapësirë, pas dështimit që ka pasur më 2017, kur një lansim mbeti në gjysmë.
Administrata Kombëtare e Hapësirës në Kinë, ka thënë se ishte një provë e ‘teknologjive kryesore të lidhura me misionet e ardhshme hapësinore’.
Centrali aziatik është një nga katër vendet, që planifikojnë një mision në Mars në vitin që vjen, pasi korriku është pika kur Marsi dhe Toka janë në pozitën më të mirë në krahasim me njëri-tjetrin për një ulje në Planetin e Kuq.
Shtetet tjera që planifikojnë ulje në Marsin, janë Shtetet e Bashkuara, një mision i përbashkët mes Evropës dhe Rusisë, si dhe një misioni i parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/