Telegrafi

Kina e ka humbur epërsinë në konkurrencën tregtare

Sipas medias shtetërore kineze, zoti Hu e bëri këtë paralajmërim dje, gjatë një fjalimi në Byronë Politike të qeverisë komuniste. Ai tha se ulja e kërkesës nga jashtë për mallrat kineze po i detyron kompanitë kineze të shkurtojnë punëtorë. Kohët e fundit, në vend ka patur një seri protestash kundër mbylljes së fabrikave.

Presidenti Hu tha gjithashtu se kriza e imponuar nga rënia ekonomike do të verë në provë aftësinë e partisë komuniste për të qeverisur.

Paralajmërimi i zotit Hu i bën jehonë asaj të Bankës Botërore, e cila tha javën e kaluar se pret që rritja ekonomike e Kinës të arrijë ritmet më të ulta në rreth dy dekada. Banka e uli parashikimin e saj për rritjen në Kinë në 7,5 përqind, rreth 2 përqind më pak se sa mendohej në fillim të vitit.//