Telegrafi

Kina duhet të bëjë reforma ekonomike

Gjatë një fjalimi para Këshillit të Biznesit Amerikë-Kinë, Sekretari Geithner parashtroi çështjet ekonomike që do të diskutohen gjatë takimeve të nivelit të lartë me zyrtarët kinez javën e ardhshme.

Ai tha se huani i fortë do të pakësonte disbalancën tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe do të forconte përpjekjet e Kinës për të ulur inflacionin.

Geithner pranoi se Kina ka lejuar rritjen e vlerës së huanit me gati 5 për qind përkundrejt dollarit që nga qershori, por ligjvënësit dhe kompanitë amerikane thonë se monedha kineze është gati 40 për qind e nënvlerësuar, duke i bërë mallrat kineze më të lira në tregun botëror.

Geithner tha gjithashtu se Pekini duhet të ndalë huat me kosto të ulët për kompanitë shtetërore duke u dhënë atyre avantazh ndaj firmave të tjera. /Telegrafi/