Site icon Telegrafi

Kina do t’i zëvendësojë miliona punëtorë me robotë

Plani i qeverisë kineze do të jetë esencial për një përpjekje më të gjerë për të reformuar ekonominë e Kinës, ndërsa shteti komunist gjithashtu përmbush synimet e saj ambicioze të prodhimit të paraqitura në planin e fundit ekonomik.

Kina synon t’i dyfishojë të ardhurat për kokë banori në vitin 2020 nga nivelet e vitit 2016 me rritje vjetore që kap të paktën 6.5 për qind.

Suksesi i këtij plani dhe kësaj përpjekjeje nga shteti kinez nga ana tjetër pritet të ndikojë edhe në vitalitetin e ekonomisë globale. (Telegrafi)
 

Exit mobile version