Telegrafi

Kina dhe Rusia zvogëluan investimet e letrave amerikane me vlerë

Edhe përkundër faktit që zvogëloi lartësinë e investimeve të veta prej 801,5 miliardë dollarë në maj, në 776,4 në qershor, Pekini edhe më tutje mbetet pronari më i madh i huaj i letrave amerikane me vlerë.

Njëherit Rusia e zvogëloi lartësinë e investimeve të veta në letrat amerikane me vlerë për 3,7 për qind në 119,9 miliardë dollarë.

Shikuar në tërësi, trendi i rritjes së investimeve të huaja në letra amerikane me vlerë vazhdoi edhe në qershor kur janë blerë letra me vlerë për 91 miliardë dollarë më shumë krahasuar me muajin maj.

Pjesëmarrje më të madh në trendin e këtillë e ka Japonia, pronarja e dytë për nga madhësia e letrave amerikane me vlerë, e cila rriti investimet e veta për 5,1 për qind në 712 miliardë dollarë. /Makfaks/