Kina dhe Rusia nisën sot ushtrimet e përbashkëta ushtarake në portin Baltijsk, në detin Baltik, pjesë e rajonit më perëndimor rus të Kaliningradit, i vendosur midis shteteve anëtarë të BE-së, Polonisë dhe Lituanisë.
“Është hera e parë në historinë e marrëdhënieve ruso-kineze që luftanijet kineze vizitojnë portin e detit Baltik“, tha zyrtari i flotës ruse të Baltikut, Roman Martov, raporton DPA.
Gjatë tri viteve të fundit, Rusia ka forcuar lidhjet me Kinën, ndërkohë që i është dashur të përballet me Perëndimin lidhur me konfliktin në Ukrainë.
Rusia dhe Kina janë anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, një ushtri euroaziatike dhe një bllok politik dhe ekonomik i formuar në vitin 2001.
Gjatë viteve të fundit, Rusia ka rritur aktivitetin e saj ushtarak në rajonin e Baltikut, duke provokuar debat në Suedi dhe Finlandë lidhur me çështjen e bashkimit të tyre me aleancën ushtarake perëndimore.