Telegrafi

Kina dhe Rusia: Rezervë të re valutore përveç dollarit

Ndërkohë që liderët e Grupit të Tetë vendeve më të industrializuara dhe të vendeve të mëdha në zhvillim udhëtuan drejt Italisë për të marrë pjesë në një samit treditor që fillon nesër, duket që debati për monedhën e re si rezervë valutore nuk do të ketë një vend të veçantë në dokumentet zyrtare të samitit.

Të dyja anëtaret e G8-s, Rusia dhe Kina si dhe vendi në zhvillim, Brazili, që njëlloj si Kina dhe India është anëtar i "G5", që do t’i bashkohet samitit të G8-s në ditën e tij të dytë, përsëritën thirrjen e Kinës që debati mbi monedhën e re të zhvillohet nga liderët botërorë.

Kryekëshilltari ekonomik i Kremlinit, Arkady Dvorkovich deklaroi se debati për rezervën e re valutore "nuk do të zhvillohet gjatë samitit të G8-s".

"Por Kina dhe Rusia do të paraqesin qëndrimin e tyre që sistemi monetar global ka nevojë për zhvillim efektiv hap pas hapi dhe kjo është e lidhur ngushtë me krijimin e disa rezervave monetare rajonale, që më pas mund të shndërrohen në ndërkombëtare", deklaroi ai.

Por anëtarët e G8-s Gjermania, Franca dhe Kanadaja përjashtuan mundësinë që debati për këtë çështje të zhvillohej gjatë samitit.

Një burim nga zyra e presidentit Nicolas Sarkozy deklaroi se G8-a nuk ishte "një forum për të diskutuar ndryshimin e rezervave valutore".