Site icon Telegrafi

Kina dhe Pakistani largojnë nga përdorimi dollarin amerikan për tregtim

Pakistani ka paralajmëruar një marrëveshje me Kinën për të përdorur juanin kineze për tregtinë dypalëshe për t’i dhënë fund ngarkesës së mbështetjes në dollarin amerikan.

Kjo marrëveshje, e arritur gjatë vizitës së tanishme të kryeministrit pakistanez në Kinë, sipas ministrit pakistanez do të ndihmojë Pakistanin të çlirojë ngarkesën e dollarit në 15 miliardë dollarë tregti dypalëshe.

“Kina dhe Pakistani ranë dakord të fillojnë me juan në vend të dollarit”, tha ministri pakistanez i Informacionit, Faëad Chaudhry, përcjell Telegrafi.

Zhvendosja në monedhën kineze po ashtu do të ndihmonte të dy vendet të zëvendësojnë dollarin amerikan shumë miliardësh për transaksionet e tyre dhe investimet në Korridorin Ekonomik të Kinës dhe Pakistanit (CPEC).

Projekti prej 54 miliardë dollarësh CPEC synon të lidhë provincën kineze Xinxiang strategjikisht të rëndësishme me portin pakistanez Gëadar, përmes një rrjeti rrugësh, hekurudhash dhe tubash për të transportuar mallra, naftë dhe gaz. /Telegrafi/

Exit mobile version