Site icon Telegrafi

Kina censuron “Winnie the Pooh” në ueb, fyen Xi Jinping-un

Prej disa orësh, një ari, mik i fëmijëve në të gjithë botën është ndaluar të shitet në Kinë.

Sipas asaj që shkruan “Financial Times”, emri kinez i “Winnie the Pooh” është censuruar në “Sina Weibo”, platforma në pronësi të China Twitter dhe nga aplikacioni “WeChat”.

Pekini nuk jep shpjegime zyrtare mbi rastin në fjalë, por gazeta ekonomike britanike, raporton se censura mund të ketë lidhje me një çështje të vitit 2013.

Disa vite më parë, përcjell gsh, në një takim zyrtar mes presidentit kinez Xi Jinping dhe Barak Obamës, ishin shpërndarë fotot e dy politikanëve në kombinim me një imazh me “Winnie the Pooh” dhe mikun e tij Tigger.

Sipas “Financial Times”, duhet të ketë qenë ky motivi i censurës kineze ndaj ariut me famë botërore për fëmijët, i cili tashmë nuk mund të përdoret në disa nga rrjetet sociale më popullore kineze si “Sina Weibo” e “WeChat”.

Aplikimi i “Instant Messaging” kishte organizuar një koleksion pikësh me “Winnie the Pooh”, por tani është bllokuar.

Exit mobile version