Site icon Telegrafi

Kina bllokon faqet që gjurmojnë personalitetet e njohura

Autoritetet kineze bllokuan të premten llogaritë në rrjetet shoqërore, të cilat merren me gjurmimin dhe jetën private të personaliteteve të njohura.

Në Kinë që nga 1 qershori është në fuqi ligji për siguri në internet, i cili parashikon sigurinë e të dhënave private të përdoruesve të internetit, transmeton KosovaPress.

Të paktën 60 llogari në rrjetet shoqërore, të cilat publikojnë artikuj dhe fotografi të vjedhura të personaliteteve të njohura në Kinë që nga sot janë bllokuar.

Autoritetet kineze disa herë kanë theksuar se interneti nuk mund të përdoret me qëllim “të rrezikimit të jetës private të personave tjerë, ose të drejtat intelektuale të personave tjerë”.

Kina tashmë ka sistemin e kontrollit të madh të përmbajtjes së internetit në vend, të cilën shumica e konsiderojnë si kufizim, të lirisë së shprehjes.

Exit mobile version