Telegrafi

Kina blen 12 % të borxhit publik spanjoll

Blerja e obligacioneve të shtetit spanjoll nga Pekini ka mundësuar rritjen e besimit tek Spanja, vend në një situatë të brishtë financiare, vlerësoi Zapatero në një konferencë shtypi.

"Kina, një ndër huadhënësit jo rezidentë, arriti të mbulojë 12 për qind të borxhit gjatë krizës nga 4 për qind që ishte më parë", deklaroi shefi i qeverisë spanjolle.

Sipas tij, kjo rritje investimi në borxhin spanjoll është faktor i rëndësishëm për gjenerimin e stabilitetit, mundësinë e shlyerjes së borxhit dhe besimin tek tregjet. /Telegrafi/