Site icon Telegrafi

Kina bën thirrje për ulje tensionesh ndërmjet SHBA-ve dhe Koresë Veriore

Shefi i diplomacisë kineze, Vang Ji paralajmëroi të premten se në konfliktin e SHBA-ve dhe Koresë Veriore rreth programit nuklear dhe programit raketor nuk do të ketë fitues.

Ai në një konferencë për media me homologun e tij francez, Zhan-Marko Ero, tha se të gjitha palët duhet të ndalojnë provokimet dhe kërcënimet, duke shtuar se është i nevojshëm një qëndrim fleksibil për vazhdimin e dialogut.

Sipas tij, secili që shkakton probleme në Gadishullin Korean duhet të jetë i gatshëm që të marrë përgjegjësinë historike dhe të paguajë çmimin. Vang tha se Kina është e gatshme të lehtësojë dialogun, transmeton AP.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump mbrëmë serish i tërhoqi vërejtjen Koresë Veriore, duke e quajtur problem për të cilin do të përkujdeset, transmeton KosovaPress.

 

Exit mobile version