Telegrafi

Kina bën biznes me nuse, shkak mungesa e femrave (Foto)

Martesat në Kinë po bëhen të papërballueshme sepse nuset kushtojnë shumë.

Sipas traditës së lashtë kineze dhëndëri duhet të paguajë një çmim për familjen e nuses.

Por politikat e viteve të fundit kanë bërë që martesat të bëhen të papërballueshme.

Në të kaluarën, dhëndri bënte një dhuratë familjes së nuses për rritjen e vajzës së tyre.

Në praktikë ky ishte një gjest simbolik, siç ka edhe në vende të tjera të botës.

Por gjëja e pabesueshme e ditëve të sotme është se sot dhëndurët nuk mund ta përballojnë blerjen e një dhurate sepse çmimi i kostos së nuseve është rritur për shkak të raportit femër-mashkull.

Fakti që kinezët mund të kenë vetëm një fëmijë, ka çuar shpesh në abortimin e fëmijëve të seksit femër, në mënyrë që familjet të kenë një mashkull për të trashëguar mbiemrin dhe se ata ndihmojnë në bujqësi apo punë të tjera të rënda që femrat nuk i përballojnë dot.

Ky fenomen ka rritur ndjeshëm numrin e meshkujve dhe femrat janë në mungesë.

Para dhe gjatë revolucionit komunist, në fakt gjesti ishte shumë simbolik dhe dhëndëri jepte gjëra të vogla për dhuratë, si veshje, një shportë me gjëra për tu ngrënë, në formë respekti.

Mungesa e femrave ka bërë që prindërit të rrisin kërkesat për dhuratat në këmbim të vajzës së tyre, përcjell GSH.

Dhuratat, me zhvillimin ekonomik janë më të kushtueshme si për shembull pajisje elektro-shtëpiake, një luks që shumica e kinezëve nuk mund ta përballojë. Është problemi kryesor i ditëve të sotme: kostoja e nuses, sepse dhuratat mund të kapin shifra që korrespondojnë deri në 20 mijë euro, ndërkohë që pagat në Kinë janë shumë të ulëta, rreth 1000 euro në vit.

Ky problem sjell vështirësi në lidhjen e martesës, ndonëse dy të rinjtë e dashurojnë njëri-tjetrin.

Fakti që fermat janë të pakta në numër, është një problem mjaft shqetësues edhe për shoqërinë, sepse mund të ketë ndikim negativ në brezat e ardhshëm.