Telegrafi

Dy satelitë të Musk për pak u përplasën me një stacion hapësinor të Kinës, ankohen kinezët

Miliarderi Elon Musk, po përballet me një reagim të ashpër në medie sociale pasi Kina u ankua se stacioni i saj hapësinor u detyrua të shmangte përplasjet me satelitët të lansuar nga projekti i tij i Shërbimeve të Internetit, Starlink.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, stacioni hapësinor i Kinës pati dy “takime të afërta” me satelitët Starlink, pretendoi Pekini.

Ankesat e Kinës, të paraqitura në agjencinë hapësinore të OKB-së, nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur.

Starlink është një rrjet satelitor interneti që operohet nga kompania SpaceX e Elon Musk.

Musk është i njohur në Kinë, edhe pse kompania e tij Tesla është nën vëzhgimin në rritje nga rregullatorët. /Telegrafi/