Pekini njoftoi se fondet do të shërbejnë për parandalimin dhe kontrollin e coronavirusit, si dhe forcimin e sistemeve shëndetësore në vendet më pak të zhvilluara.
SHBA pezulluan kontributin e saj dhe kritikuan menaxhimin e organizatës ndërkombëtare në krizën COVID-19, transmeton Telegrafi.
Kina njoftoi të enjten se do të kontribuojë me një shumë shtesë prej 30 milionë dollarësh në Organizatën Botërore të Shëndetit, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të pezullonin kontributin e saj në institucion, shkruan CNBC.
“Kjo do të shërbejë për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë COVID-19, dhe për të mbështetur zhvillimin e sistemeve shëndetësore në vendet më pak të pasura”, tha Geng Shuang, zëdhënës i diplomacisë kineze.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara pezulluan fondet e saj ndaj OBSH-së, duke e akuzuar atë se ishte shumë e sjellshme me Kinën. Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte denoncuar gjithashtu menaxhimin e pandemisë së OBSH-së, duke e akuzuar atë për lëshimin e rekomandimeve të gabuara.
Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, ka këmbëngulur të mërkurën që Kina nuk e informoi OBSH-në “si duhet” për shpërthimin e coronavirusit.
Virusi vdekjeprurës, i cili ka marrë më shumë se 181,000 jetë njerëzish në të gjithë botën, mendohet se u shfaq për herë të parë në qytetin qendror Wuhan të Kinës, i cili u mbyll në fund të janarit për të frenuar përhapjen.
Sidoqoftë, ajo vazhdoi marshimin e saj global, me raste të raportuara në 193 vende dhe territore deri më sot. /Telegrafi/