Telegrafi

Kimmichm zbulon lojtarin që e imiton

Talenti i Bayern Munichut, Joshua Kimmichm, ka zbuluar se ikona e Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte modeli i lojtarit që ai e ka ndjekur teksa rritej si futbollistë.

21-vjeçari ka folur fjalë të mëdha për mesfushorin spanjoll duke thënë se ka mësuar shumë nga ai.

Lexo po ashtu Kush e shënoi golin historik për Kosovën? Kështu përgjigjet Xavi (Video)

“Xavi ishte thjeshtë një futbollistë shumë, shumë i mirë, teknikisht shumë i mirë, një lider dhe ishte një lojtar me plotë kuptimin e fjalës ekipor”.

“Ai dinte si të kombinohej me bashkëlojtarët dhe gjithmonë ka vënë vetën në shërbim të të tjerëve. E shikoj atë si model”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/