Telegrafi

Kimmich shënon gol të jashtëzakonshëm, Bayern Munich shkon në pushim me epërsi

Ndeshja derbi e Gjermanisë mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen po del te jetë interesante dhe me shumë raste.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1-0 në të mirë të bavarezëve.

Ka qenë Joshua Kimmich që ka shënuar një gol shumë të bukur me parabolë, pasi Roman Burki kishte lëshuar paksa portën.

 

Goli u shënuan në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 43-të.

Të dy skuadrat kanë pasur edhe raste të tjera në këtë pjesë lojë, ndërsa pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë. /Telegrafi/