Telegrafi

Kimikati nga Ohis do të mblidhet dhe ruhet në mënyrë të sigurt

Kimikati që derdhet në Ohis do të mbledhet dhe ruhet në mënyrë të sigurt, thotë inspektori i shtetit të Mjedisit, Pejo Kirovski.

Ai shpjegon se këto janë valvula që janë 30 vjeç të vjetra dhe për këtë arsye kimikati rrjedh nga cisterna, por thotë se toka nuk është e kontaminuar dhe nuk duhet të ketë implikime shëndetësore.

“Kur mbërritëm kishte një erë si zam dhe rrëshirë, por kimikati do të mblidhet natën dhe nesër do të kthehem të kontrolloj nëse është në rregull”, thotë Kirovski.

Lexo po ashtu Materie toksike dhe të rrezikshme po përhapen nga fabrika OHIS

Sa i përket nëse do të ndiqej ndonjë ndëshkim, ai tha se do të duhet të bëhen analiza dhe të shihet se cili do të jetë rezultati./Telegrafi/