Telegrafi

Kimikatet hormonale te biberonët

Kjo është zbuluar nga Organizata për ambientin dhe mbrojtjen e natyrës gjatë testimit të dhjetë biberonëve në një laborator eksperimental. "Foshnjat dhe fëmijët e vegjët reagojnë mjaft ndjeshëm ndaj substancave hormonale të dëmshme si Bisphenol A", sqaron Profesor Chahoud, Toksikolog në Klinikën universitare Charite në Berlin.

"Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e organeve. Nëse trupi është i ekspozuar ndaj lëndëve artificiale hormonale, këto mund të çrregullojnë ekuilibrin delikat të hormoneve natyrale."

Përqendrimet më të larta me Bisphenol A u gjetën te pjesët kauçuk, që mbajnë biberonët. Ato përbëheshin nga Polycarbonat, të cilat gjatë prodhimit të tyre industrial çlironin Bisphenol A. /Telegrafi/