Sebastian Vettel mund të ketë fituar garën për çmimin e madh të Bahreinit, por jo gjithçka shkoi mirë për skuderinë e Ferrarit.
Suksesi i Vettelit ishte në plan të dytë pasi një pakujesi e Kimi Raikkonenit me një mekanik gjatë një pit stopi në xhiron e 36-të u shndërrua në një moment trishtues.
Raikkonenit i ishte dhënë sinjali për t’u nisur pasi i ishin zëvëndësuar vetm tri nga katër gomat.
Teksa finlandezi u nis, ai shkeli njërin prej mekanikëve i cili po ndërronte gomën e fundit. Ai pësoi një lëndim në këmbë dhe ishte dërgaur me urgjencë në spital, teksa Raikkonen e la garën.
Deri në atë moment, gara po shkonte ashtu siç ishte planifikuar për ekipin itailan.
Ferrari punoi në mënyrë të shkëlqyer, duke krijuar avantazh për Vettelin i cili po mbante vendin e parë.
“Unë nisem kru e kam dritën e gjelbërt. Unë nuk shoh çka ndodh prapa. Fatkeqësisht ai u lëndua, por puna ime është që të nisem kur drita ndryshon”, u shpreh Raikkonen pas dëmtimit të Francescos, mekanikut me përvojë nga Ferrari.
Kontrolli i garave nga Formula 1 ka konfirmuar fillimin e hetimeve për Ferrarin pas një nisje të pasigurtë nga pit stopi. /Telegrafi/
Shikoni videon (kujdes pamje të rënda +18):
Kimi Raikkonen ran over one of his crew members leaving the pits. It’s kinda gnarly, so click at your own risk. pic.twitter.com/3rqFSPgN4Y
— Nick Bromberg (@NickBromberg) April 8, 2018