Pesëmbëdhjetë objektiva parësore dhe dytësore në rastin e konfliktit bërthamor në gadishullin Korean, 15 objektiva që regjimi i Koresë së Veriut ka përfshirë në planet e veta të mundshme.
Instituti Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë përpiloi listën duke përdorur materialin e shfaqur në deklaratat zyrtare dhe mediat në Phenian.
Vendet në shënjestër
Lista e qendrës së studimeve është e detajuar dhe përfshin citime të burimeve nga Korea e Veriut:
1) Territorin e SHBA;
2) Qytetet kryesore amerikane;
3) Manhattani;
4) Shtëpia e Bardhë;
5) Pentagoni;
6) Bazat amerikane në Paqësor;
7) Guam, Havai;
8) Aeroplanmbajtëse bërthamore amerikane;
9) Vende në teatrin e Koresë së Jugut;
10) Instalimet ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, Osan, Gunsan, Busan;
11) Pyeongtaek, Jungvon, Degu Gyeryongdae (vende në Korenë e Jugut);
12) Seul;
13) Shtëpia blu, rezidenca presidenciale e Jugut dhe “agjencitë e tjera qeveritare reaksionare”;
14) Bazat amerikane në Japoni dhe Okinava; Yosuka, Misava, Okinava (japoneze);
15) Territori japonez në tërësi.
Përgjigja
Instituti pohon se strategjia e Kimit pretendon përdorimin e atomikes për qëllime mbrojtëse. Dhe retorika e propagandës ka këmbëngulur gjithmonë në këtë aspekt. Pheniani mund të dërgojë raketat me mbushje bërthamore në rast se pëson një sulm identik nga ana e armiqve.
Gjithnjë sipas deklaratave zyrtare, bëhet fjalë për një veprim parandalues. Instituti shton se regjimi dëshiron të mbjellë tek kundërshtarët dyshime për qëllimet e veta, të ngatërrojë letrat në tryezë, të krijojë një rrëmujë për të mos u kuptuar cilat do të jenë lëvizjet e tij. / Corriere della Sera – Bota.al/