Telegrafi

Kim Min-Jae u pyet nga televizioni korean se për cilin ekip do të luajë sezonin e ardhshëm

Objektivi i Manchester United, Kim Min-jae dha një përgjigje të fortë kur u pyet nëse ai mund të largohej nga Napoli këtë verë.

Qendërmbrojtësi i Koresë së Jugut ka qenë pjesë kyçe e rrugëtimit të Napolit për titullin e Serie A këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën e tij për të ngritur Scudetton për herë të parë në 33 sezone.

Kim iu bashkua gjigantëve italianë nga Fenerbahce verën e kaluar si zëvendësim për Kalidou Koulibaly, i cili u transferua te Chelsea.

Lexo po ashtu Ten Hag i lutet Man Unitedit të blejë lojtarë më të mirë për të luftuar për titull

Ai ka qenë një nga yjet e ligës, duke luajtur si titullar 34 nga 37 ndeshjet e Napolit.

United ka qenë i lidhur me një lëvizje për qendërmbrojtësin, me media të ndryshme që pretendojnë se Kim ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë euro që do të aktivizohet nga 1 deri më 15 korrik të kësaj vere.

Gazeta italiane Correire dello Sport ka raportuar se mbrojtësi do t’i bashkohet United sapo klubi të aktivizojë atë klauzolë, pavarësisht se Napoli përpiqet t’i ofrojë atij një kontratë të re.

Lexo po ashtu Ylli i madh po e ndihmon Manchester Unitedin në transferimin e Neymarit

Por, marrëveshja nuk është finalizuar ende – dhe Kim u pyet për mundësinë e një lëvizjeje verore.

“Agjenti im është jashtë restorantit, pyesni atë!”, ka thënë mbrojtësi 26 vjeçar.

Lojtari e la në ajër të ardhmen e tij te Napoli, duke mos konfirmuar nëse do të largohet apo do të qëndrojë. /Telegrafi/