Manchester United i ka ofruar qendërmbrojtësit të Napolit, Kim Min-jae, një ofertë ‘kolosale’ për kontratë në një përpjekje për ta joshur atë të transferohet në Old Trafford gjatë verës.
Gjiganti koreano-jugor ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij aktuale me Napolin me vlerë 60 milionë euro, të cilën skuadrat jashtë Italisë do të mund ta aktivizojnë në verë.
Mes interesimit nga Liga, veçanërisht nga Unitedi i Erik ten Hag dhe Liverpool i Jurgen Klopp, si dhe nga Paris Saint-Germain, Kim thuhet se i ka rezistuar përpjekjeve të Napolit për të hequr klauzolën e lirimit nga kontrata e tij.
Tani, është konfirmuar nga Sebastian Denis nga Footmercato se një takim midis shoqëruesve të Kim dhe përfaqësuesve nga Old Trafford u zhvillua disa javë më parë dhe United zbuloi se ata do të ishin të gatshëm të ofronin një marrëveshje të madhe për të sjellë kampionin e Serie A në Angli.
Ndonëse asnjë shifër zyrtare nuk është bërë e ditur, raporti pretendon se United janë të përgatitur t’i ofrojnë 26-vjeçarit një marrëveshje “kolosale” me një paketë pagash “të denjë për një sulmues yll”.
Info ?: discussions Kim Min-jae-Manchester United !
◾️ le roc défensif ?? plait beaucoup à MU ???????
◾️ rencontre entourage du joueur-MU il y a quelques semaines
◾️ salaire digne d’un attaquant star proposé par MU au défenseur du Napoli ??@Santi_J_FM https://t.co/918EoqH8JY— Sébastien Denis (@sebnonda) May 12, 2023
Unitedi thuhet gjithashtu se është në gjendje t’i ofrojë Kimit një vend pothuajse të garantuar në formacionin titullar, me të ardhmen e kapitenit Harry Maguire në klub të pasigurt dhe me Lisandro Martinez dhe Raphael Varane të prirur për të marrë dëmtime të herëpashershme.
Nëse Napoli do ta lironte Kimin të ikte, ata do të merrnin një kthim të konsiderueshëm nga investimi i tyre origjinal prej 18 milionë eurosh i paguar në Fenerbahce verën e kaluar. /Telegrafi/