Telegrafi

Kim Min-jae pajtohet të kalojë në Ligën Premier

Manchester United është afër nënshkrimit të yllit të Napolit, Kim Min-jae, sipas raportimeve.

Lojtari supozohet se ka pranuar t’i bashkohet klubit me vetëm detajet përfundimtare të mbetura për t’u finalizuar.

Raportimet nga gazeta me bazë në Napoli, Il Mattino bënë të ditur se përfaqësuesit e klubit anglez e kanë bindur atë të bëjë lëvizjen në Ligën Premier.

Napoli tashmë është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për ta zëvendësuar atë.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka impresionuar në Serie A këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë Scudetton.

Kim ka luajtur 43 herë në të gjitha garat, duke shënuar dy gola në një ekip që ka mbajtur 15 herë portën e paprekur në ligë këtë sezon.

Lexo po ashtu Kim Min-jae pranon ofertë të lartë nga Man Utd

Ai iu bashkua Napolit vetëm verën e kaluar nga klubi turk Fenerbahce për një tarifë prej 20 milionë eurosh.

Dhe ata janë të vendosur t’i kthejnë atij një fitim të madh me klauzolën e tij të lirimit që Man Utd duhet të paguajë, thuhet se është mbi 50 milionë euro.

Vetëm pak ditë më parë u raportua se Kimit i është ofruar një kontratë “kolosale” nga United. /Telegrafi/