Telegrafi

Kim Mehmeti: Sqarimet për audio-inçizimet më shumë i prishin punë çështjes shqiptare

Ne lidhje me skandalin e pergjimit Mehmeti-Xhaferi, të cilin Ermira Mehmeti e denoncoi për dritare.net, duke e quajtur montazh dhe shantazh, ka reaguar edhe publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, i cili me nje gjuhë të fortë është shprehur se “sulmuesit dhe mbrojtësit në këtë superdebat që ka mbërthyer opinionin mbarëshqiptar, me shumë se e sqarojne, i prishin punë çeshtjes shqiptare.

Ja çfarë thotë ai për dritare.net:

“Të gjithë mendjehapurve dhe mendjendriturave të civilizuara, që mbrojnë të drejtat e femrave shqiptare duhet thënë: zonja dhe zotërinj, ne nuk merremi me të drejtën e çdo burri dhe gruaje, që të shkojë në krevatin që e pëlqen dhe e as me mënyrën si i manifestojnë kënaqësitë që ndjejnë; madje mund të jetë se ne s’jemi me asgjë më të mirë se ata që i kritikojmë, por ne nuk e kemi në duar fatin e popullit dhe andaj kemi të drejtë të shpalosim fytyrën e vërtet të atyre që vendosin për të ardhmen e fëmijëve tanë, fytyrën e atyre që janë lehtë të shantazhueshëm dhe të pafytyrë, të atyre që gjithë neve na çuan në shtretërit e policisë maqedonase dhe të VMRO-DPMNE-së! Andaj mos u ngutni në përcaktimin e modelit të femrës shqiptare në Maqedoni dhe na lejoni që edhe ne të prapambeturit dhe ‘islamistët’, ta shfrytëzojmë të drejtën tonë dhe t’u themi bijave tona se nuk është vlerë civilizuese të ndërtosh karrierë nëpërmjet krevatit si dhe, të jenë të kujdesshme kur anëtarësohen në ‘maço’ partitë tona, ngaqë shpeshherë, drejtuesit e tyre nuk të përkrahin pse je e mençur apo e aftë, por pse duan t’ua zbukurosh ditën dhe natën!” /Telegrafi/