Site icon Telegrafi

Kim Mehmeti për ‘BGNES’: Qindra mijëra shqiptarë ortodoksë në Maqedoni u asimiluan

Kim Mehmeti në intervistën për agjencinë bullgare “BGNES“, thotë se pas Luftës së Dytë Botërore, qindra mijëra shqiptarë ortodoksë në Maqedoni u asimiluan në maqedonas. Manastiret dhe kishat ortodokse shqiptare u morën nga Kisha Ortodokse Maqedonase.

“Paraardhësit e mij luteshin në manastirin e ‘Shën Jovan Bigorski’ për shkak se unë jam me prejardhje nga Reka e Epërme. Në atë kishë shërbimet janë kryer në gjuhën shqipe”, thotë Mehmeti.

Ai shtoi se para ardhjes së osmanëve, në këtë hapësira, të gjithë shqiptarët kanë qenë të krishterë, por kjo e vërtetë nuk e pengon atë që sot të ndjehet shqiptar krenar me besim mysliman.

“Që nga klasa e parë dhe deri në pleqëri, te maqedonasit është ndërtuar teza të mos ishte popullit vëllazëror serb, ne do të haheshim nga shqiptarët dhe bullgarët”, tha Kim Mehmeti në intervistën e tij për “BGNES”./Telegrafi/

Exit mobile version